Sulltani i Jeffrey Epstein dhe Edi Rama
Sultan Ahmed bin Sulayem dhe Jeffrey Epstein
Sultan Ahmed bin Sulayem dhe Jeffrey Epstein
Sultan Ahmed bin Sulayem, ish-kreu i DP World – gjigantit global të logjistikës dhe porteve – dha dorëheqjen muajin e kaluar, pas zbulimeve të reja nga dosjet e Jeffrey Epstein, të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në fillim të vitit 2026. Ai u quajt “mik i ngushtë personal” nga Epsteini, dhe emri i tij doli në korrespondenca të qindra email-esh, ku flitej për marrëdhënie të gjata, të dyshimta. Ky nuk ishte një njohje e rastësishme. Sipas dokumenteve, lidhja midis tyre zgjaste me dekada – që nga fundi i viteve ’90. Takime private në Dubai, Angli dhe Ballkan, biseda të hapura për seks, masazhe intime dhe shoqëruese. Në një email të vitit 2013, Epsteini i shkruan: “Ti je një nga miqtë e mi më të besuar në çdo kuptim të fjalës. Nuk më ke zhgënjyer kurrë.” Bin Sulayem, nga ana e tij, falënderonte për vizitën në ishullin e vogël privat të Epsteinit, Little Saint James – vendi famëkeq ku ndodhnin shumë nga krimet.
Por lidhja nuk mbeti vetëm në fjalë. Miami Herald zbuloi se bin Sulayem ishte pronari i vërtetë (beneficial owner) kur Epsteini bleu ishullin Great St. James për 22.5 milionë dollarë. Epsteini, me të kaluarën kriminale, nuk mund ta blinte drejtpërdrejt – kështu që përdori kompani të lidhura me bin Sulayemin. Më pas, kërkoi ndihmë për ta kthyer në resort privat, duke shfrytëzuar rrjetin e tij global për financa dhe zhvillim. Ky informacion tregon se roli i Sultanit nuk ishte thjesht biznesor, por përfshinte edhe infrastrukturën e duhur për operacionet private të Epstein, duke ndihmuar në sigurimin e ishullit dhe zhvillimin e tij për resort privat, si dhe mundësisht për aktivitetet më të errëta të rrjetit të Epstein.
Në vitet 2013-2014, shkëmbimi i email-eve ishte i vazhdueshëm: biseda biznesi, ide të dyshimta si një monedhë digjitale “islame” për Dubai-n, por edhe favors – Epsteini e lidhi bin Sulayemin me figura si Princi Andrew dhe Peter Mandelson. Një email i qartë: “Faleminderit për vizitën në ishullin tënd – kalova shumë mirë.”
Takimi i Sultanit me Edi Ramën dhe projektet e tyre.
Dhe pikerisht ne 2014 vjen takimi midis Edi Rames dhe Sulltanit
“Kryetari i DP World, I Nderuari Sultan Ahmed bin Sulayem, u takua me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të diskutuar mbi fushat e bashkëpunimit të ardhshëm dhe për të forcuar marrëdhëniet e ngrohta ekzistuese midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Kryeministri shqiptar mirëpriti delegacionin nga DP World dhe Doganat e Dubait, duke vlerësuar ekspertizën e DP World në zhvillimin dhe menaxhimin e porteve dhe terminaleve detare në mbarë botën dhe rolin që luan në zhvillimin e komuniteteve ku operon. Ai tha se kjo ishte një model për t’u ndjekur në sektorin detar.” Ne kete takim moren pjese edhe ish Zv. Kryeministti Arben Ahmetaj si dhe Kryetarja e tanishme e Kuvendit Elisa Spuropali. Kryeministri Edvin Rama e promovoi kete takim si nje nga me te sukseshmit. Takimet miqesore me “dubaistet”do te kulminonin ne 2021, ku zyrtarë të qeverisë shqiptare (ministra dhe ndihmës) u kritikuan ashpër për një darkë luksoze në një steakhouse të famshëm në Dubai gjatë një vizite zyrtare të mëvonshme. Ky incident u bë i njohur si “skandali i darkës në steakhouse në Dubai”: • Përfshiu zyrtarë të lartë shqiptarë që hanin në një restorant të shtrenjtë steakhouse (raportet e përshkruajnë si ekstravagante). • Darka u mbrojt si një “darkë pune” e paguar nga mikpritësit e Emirateve të Bashkuara Arabe. Në janar 2021, ky rast shkaktoi polemika të mëdha në Shqipëri. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, zëvendëskryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku, drejtori i Komunikimit Endri Fuga (bashkë me bashkëshorten), biznesmeni Saimir Mane dhe të tjerë u panë duke ngrënë në restorantin e famshëm Nusr-Et (të njohur si restoranti i “Salt Bae” Nusret Gökçe) në Dubai – një nga vendet më të shtrenjta për mish në botë. Video dhe foto nga Instagram-i i restorantit (që më pas u fshinë) treguan darkën me mish të mbuluar me fletë ari dhe shërbim luksoz, duke nxitur zemërim publik në kohën e përmbytjeve, krizës ekonomike dhe pandemisë. Kryeministri Edi Rama e mbrojti duke thënë se ata nuk kishin shpenzuar asgjë nga taksat shqiptare – ishin të ftuar nga biznesmeni arab (i lidhur me investitorët Emaar), dhe se vizita kishte për qëllim tërheqjen e investimeve arabe.
Bazuar ne te mesipermet shqiptaret kane te drejte te shtrojne disa pyetje: Cilat ishin marrdheniet e Sulltanit me Ramen? Cilat ishin interesat e tij ne Shqiperi? A ishte zgjedhur Shqiperia, duke pasur parasysh historine e dhimbshme te saj te trafikimit te vajzave, si nje nyje qendrore per aktivitetin e Jeffrey Epstein? Deri ku shkuan keto plane dhe a jane akoma ne zbatim? Perse ne disa qarqe ishulli i Sazanit quhet “Satan’s Island” (Ishulli i Djallit)? Keto jane pyetje qe E Verteta do ti ndjeke dhe to ti zbuloje ne vazhdim.